Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti falënderon gatishmërinë e Institucioneve të Bashkimit Evropian, që të vazhdojnë mbështetjen e pakursyer për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, në menaxhimin e krizës të cilën e ka shkaktuar pandemia Covid-19.
Kryeministri Hoti, mirëpret deklaratat e Komisionarit për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Oliver Varhelyi, të shprehur në një video konferencë me përfaqësues të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën ai ka thënë se BE-ja po sigurohet që vaksinat kundër Covid -19, të jenë të gatshme për vendet e këtij rajoni në të njëjtën kohë kur do të fillojnë të arrijnë edhe në vendet e BE-së.
Komisionari Varhelyi, në këtë takim ka vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit për të tejkaluar pandeminë dhe gatishmërinë e institucioneve të BE-së që të ndihmojnë vendet fqinje, ashtu siç i quan vendet e Ballkanit Perëndimor, ku thekson se e ardhmja e këtyre vendeve është në Bashkimin Evropian./arbresh.info/
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...
Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur s...
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...
Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...