Chris Smalling ka thënë se Manchester United duhet ta mposht Newcastle. Djajtë e Kuq janë në përpjekje për të zënë vend në Ligën e Kampionëve dhe në FA Cup, derisa Smalling thotë se një fitore në North East, pas asaj kundër Sunderland të shtunën do të ishte perfekte.
Mbrojtësi anglez thotë se gjashtë pikët do të ndihmonin shumë, derisa United, ndiqet nga Liverpool.
Smalling ka thënë për MU TV, se “kemi nevojë që të jemi të sigurt që të mërkurën të marrim atë fitore, sepse gjashtë pikë janë kritike në ditët në vijim”.
Gjithashtu edhe lojtari tjetër, i United, mesfushori Juan Mata, ka thënë se tri javët në vazhdim do të jenë vendimtare për ekipin e Louis Van Gal. “ Këtu në Manchester ende nuk mund të thuash se pranvera është duke ardhur, por ne jemi gati në Mars dhe e dimë se jemi duke u afruar javëve vendimtare të sezonit”, ka deklaruar Mata.
United do të ballafaqohet të mërkurën me Newcastle, në kuadër të Premier Ligës, derisa në Fa Cup, e pret ndeshja mes Arsenalit, të hënën e ardhshme.
Derisa, gjatë këtij muaji, ekipi i Manchesterit do të luajë kundër Liverpolit dhe Tottenhamit.
Muller flet për të ardhmen e tij: SHBA është një mundësi, po...
Samiti Evropian në Shqipëri ndikon në ekonomin, mbi 90% e ho...
PDK mban nesër konferencë për media, s’dihet arsyeja
Palmer për Yamalin: Mendoj se ai është lojtari më i mirë në ...
LDK insiston në qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare, fton par...
Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas, thotë Zelensky