Spitali i Pejës ja njoftuar se aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 134 pacientë me virusin Covid-19.
Prej tyre 26 persona janë në gjendje të rëndë.
“13 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid -19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 134 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 88 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 26 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e këtij spitali.
Në ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë kryer 6 lindje.
“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 205 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 29 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 6 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnja 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 femërore. 254 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,622 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione. 158 shërbime radiologjike janë kryer dje dhe atë: 166 Rëntgena, 32 EHO dhe 10 CT-ja”, thuhet më tutje në njoftim.
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...
Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus