Vetura godet një person në Hajvali, i njëjti dërgohet në spital

09:32 | 4 Dhjetor 2020
A Z

Sot është goditur një person nga një veturë në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahemti.

Ahmeti ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Hajvali-Prishtinë ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime dhe njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thotë Ahmeti./arbresh.info/

Të ngjashme