“Termokos” ka vendosur që t’ia u falë pagesat e shërbimit të ngrohjes për dy muaj, mars dhe prill 2020, të gjitha subjekteve afariste të cilat s’kanë pasur mundësi të punojnë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në FB, Nol Nushi, aksionar në këtë kompani.
Ky është postimi i tij:
Lajm i mirë
Si aksionarë të Termokos, kemi vendosur që t’u falen pagesat e shërbimit të ngrohjes për muajt mars-prill 2020 të gjitha subjekteve afariste që sipas masave të qeverisë Kurti për luftimin e pandemisë, nuk janë lejuar të punojnë. Të gjitha këto raste realisht nuk e kanë shfrytëzuar shërbimin e ngrohjes.
Situata e mirë financiare në të cilën gjendet ndërmarrja ka mundësuar që ta marrim këtë vendim pa ndikuar në operimin e ndërmarrjes. Kjo është një ndihmë e vogël për subjektet ekonomike që kanë pësuar shumë nga kjo situatë.

Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...