Kompania Rajonale KRU “Prishtina” ka njoftuar konsumatorë e lagjes Sofalia në Prishtinë, se të shtunën mund të ndërprehet furnizimi me ujë, kjo për shkak se sërish ka ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.
Siç thuhet në njoftim, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për konsumatorët e lagjes “ Sofalia” në Prishtinë,
Prishtinë, 3 dhjetor – Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Sofalia ” në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e shtunë , 5 dhjetor 2020 do të ketë sërish ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.
Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Ju falënderojmë për mirëkuptim
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...