Kris Jenner feston 60-vjetorin me ndejë 2 milionë dollarëshe (Foto)

11:04 | 8 Nëntor 2015
Arbresh.info

Kris Jenner ka festuar 60-vjetorin e lindjes. Nëna e vajzave Kardashian nuk është kursyer aspak në festimin e ditëlindjes, pasi për një natë të vetme ka shpenzuar plot dy milionë dollarë. Ajo është kthyer pas në kohë, në një festë madhështore ku detajet bënin diferencën.

E gjithë familja është kthyer në vitet 1920, si në filmin e famshëm “Great Gatsby” me kostumet dhe dekorin e ditëlindjes.

Sipas medieve ndërkombëtare, të ftuar në festën e ditëlindjes kanë qenë rreth 300 persona dhe me një llogaritje të thjesht për një të ftuar janë shpenzuar afro 6,666 dollarë.

Në festë nuk munguan as Kim Kardashian dhe reperi Kanye West, i dashuri i Kylie-t, Tyga, Lisa Rinna dhe Harry Hamlin, Chrissy Teigen dhe John Legend./arbresh.info

2E330A2500000578-3308003-Family_portrait_Pregnant_Kim_Kardashian_displayed_a_glimpse_of_b-a-59_1446899926786 2E334C8C00000578-3308003-image-a-53_1446912747332 2E31D4FD00000578-3308003-image-m-129_1446873459053 2E319B4E00000578-3308003-image-m-93_1446868972309 2E31D4F700000578-3308003-image-m-128_1446873327546

Shpërndaje në rrjete sociale