Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.
Kurti ishte bashkë me pjesëtarët e tjerë të partisë si dhe me Arbërie Nagavcin, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës nga radhët e këtij subjekti.
Ai ka thënë se 28 nëntori është data e gurthemelit të identitetit kombëtar shqiptar.
“Sot janë tri ngjarje historike, Gjergj Kastrioti “Skënderbeu” në Krujë, Ismail Qemajli në Vlorë dhe Adem Jashari në Kosovë, këto kanë një të përbashkët 28 nëntorin që i bashkoi shqiptarët”.
“Jemi këtu në Prekaz, sepse 59 anëtarë në mesin e të cilëve 15 gra dhe 15 fëmijë, u flijuan në një luftë të pabarabartë që sot njihet si Epopeja e UÇK-së, e cila ia dha hovin vendimtar asokohe çlirimit të Kosovës”.
“Personalitet të kombit në periudha të ndryshme në beteja politike, ushtarake, në paqe, okupim, në lëvizje legale dhe jo-legale e kanë 28 nëntorin diell të tyre. Kjo do të mbetet kështu përherë për shqiptarët kudo që janë”, ka thënë Kurti.
Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin
Vdes në moshën 53-vjeçare aktori, Eric Dane
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjilan, vjedhin stoli ari me v...
Arrestohet në Jarinje një shtetas serb, i ofroi 50 euro rysh...
Zhduket një vajzë me probleme mendore në Gjakovë
Osmani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka hapur rru...