Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda (DKR), ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, kundër të pandehurit B.R. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar për veprën penale blerja, posedimi dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope nga neni 229 paragrafi 4 pika 1 lidhur me paragrafin 2 të KPK-së, sipas aktakuzës se Ish Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë.
Si theksohet në komunikatë, kryetari i trupit gjykues në këtë çështje i DKR – Ibrahim Idrizi, pasi konstatoi se i akuzuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë ku ka qëndruar prej vitit 2013 dhe ka leje të përhershme të qëndrimit në atë shtet, dhe në këtë mënyrë edhe prezenca e tij është siguruar përmes procedurës së ekstradimit, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit të parapara sipas dispozitave ligjore të KPPK-së, pasi po të gjendet në liri, lehtë mund të shmanget nga procedura penale dhe nga shqyrtimi gjyqësor siç ka vepruar prej vitit 2013 e tutje dhe më këtë do të behej i pamundur zhvillimi normal dhe i pa penguar i procedurës penale.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje