Deputetët e PDK-së dhe AAK-së pajtohen në Kuvend, shkak kjo temë

11:07 | 27 Nëntor 2020
A Z

Deputetët e PDK-së dhe AAK-së pavarësisht mospajtimeve duket se janë pajtuar sot për një çështje në Kuvend të Kosovës.

Bashkë këto dy parti, që njihen për raporte jo fort të mira mes vete i ka bërë festa e flamurit.

Kështu ka bërë të ditur shefi i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj.

“Edhe pse na ndajnë partitë, na bashkon Festa e Flamurit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shihet në foto me deputetët e PDK-së, Fatmir Xhelilin, Hajredin Kucin e Blerta Deliun.

Edhe pse na ndajnë partitë, na bashkon Festa e Flamurit.

Posted by Daut Haradinaj on Friday, November 27, 2020

 

Të ngjashme