Siç duket qytetarët mezi kanë pritur “Black Friday” që të shpenzojnë paratë e tyre në dyqanet me zbritje.
Në disa fotografi shihet se është krijuar tollovi e madhe në Albi Mall e sidomos para hyrjes së “Zara”-s.
Ata nuk janë lejuar të hyjnë përnjëherë të gjithë për shkak të numrit të limituar në hapësira të mbyllura, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndryshe, ditë më parë Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se qendrat tregtare dhe supermarketet nuk janë të lejuara që të zhvillojnë aktivitetin “Black Friday”.
“Grumbullimi i njerëzve në këtë kohë të pandemisë është i ndaluar edhe me vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë për masa të reja për mbrojtjen nga COVID-19, ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në hapësira publike, prandaj obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftimin që Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të premten.


Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje