Kryeministri Hoti në konferencën virtuale me Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare

15:25 | 26 Nëntor 2020
A Z

Kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur një konferencën virtuale me Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Hoti, tha se jemi ne kulmin e dytë te valës së pandemisë dhe na është dashur të kufizojmë bukur shumë aktivitete, parashikimi është se mund të shkojmë deri në 70% me rrënje ekonomike.

“Ju jeni njerëz të bizneseve dhe si në të gjitha vendet tjera jeni përball me ketë pandemi qe na kane prekur te gjithëve ne familje, biznese në çdo aspekt, ne kishim disa vlerësime bukur optimistë se nga mesi i vitit do të mbyllnim më 3 apo 4 % me rrënjë ekonomike, por tani duket se jemi ne kulmin e dytë te valës së pandemisë dhe na është dashur të kufizojmë bukur shumë aktivitete në vend dhe si rezultat ka rënë edhe kërkesa e agregateve dhe parashikimi është se mund të shkojmë deri në 70% me rrënje ekonomike”.

“Prej buxhetit deri më tash si shumë e kemi pasur 365 milionë euro, prej kësaj shume rreth 270 milionë i kemi shpërndarë deri më tani i kemi fut në biznes edhe familjeve në forma të ndryshme me qëllimin e vetës qe gjatë kësaj periudhë të ju ndihmojnë bizneseve që vetëm të qëndrojnë në treg, të mos dalin nga tregu”.

“Për vitin e ardhshëm kemi dizajnu një pako me të vogël më shumë prej 182 milionë euro, më qellim që këto në fillim të muajt e parë ti fusim në ekonomi”, tha Hoti./arbresh.info/

Të ngjashme