Rreth orës 10:30 është raportuar për një fjalosje në mes të dy nxënësve në oborrin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës.
Në bazë të informatave të para dyshohet që njëri nga ta pas fjalosjes me një mjet të mprehtë e ka sulmuar tjetrin duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore.
“Ndërsa të dyshuarin policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe aktualisht në konformitet me dispozitat për trajtimin e të miturve po procedon më tej me rastin, për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.
Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin
Vdes në moshën 53-vjeçare aktori, Eric Dane
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjilan, vjedhin stoli ari me v...
Arrestohet në Jarinje një shtetas serb, i ofroi 50 euro rysh...
Zhduket një vajzë me probleme mendore në Gjakovë
Osmani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka hapur rru...