Kandidati kryesor për postin e presidentit të Barcelonës, Victor Font ende nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi me Pep Guardiolën.
Ish trajneri i Barcelonës zyrtarisht refuzoi rikthimin, ndërsa rinovoi kontratën deri në vitin 2023, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, Font mendon se nëse ai bëhet president do krijojë kushtet që tekniku spanjoll të rikthehet në “Camp Nou”.
“Jam shumë i lumtur për të sepse nënkupton se do vazhdojë të bëjë çfarë dëshiron”.
“I urojë më të mirat. Shpresoj që së shpejti të krijojmë kushtet që ai të rikthehet në klub dhe të na ndihmon”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet në janar, se cili nga gjashtë kandidatët do fitojë postin e presidentit që në vitet e fundit e ka mbajtur Jose Maria Bartomeu.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...