Real Madridi ia ka mësy seriozisht yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland. Madje, gjiganti spanjoll thuhet se është i vendosur ta paguajë me një çmim të lartë transferimin e yllit norvegjez në “Santiago Bernabeu”, raporton Gazeta Express.
Sipas raportimeve të fundit të mediave spanjolle, madrilianët tashmë e kanë bërë ofertën e parë në klubin gjerman. Ata ia kanë ofruar Borussia Dortmundit një shumë prej 70 milionë eurosh për kartonin e Haaland.
Por jo vetëm kaq. Real Madridi është i gatshëm që kësaj oferte t’ia bashkojë edhe sulmuesin serb, Luka Joviç, në këmbim të norvegjezit.
Edhe nëse kjo ofertë refuzohet nga gjermanët, Real Madridi thuhet se e ka gati planin B ofertues pasi e dëshiron me çdo kusht futbollistin 20-vjeç, i cili po kalon nëpër një formë fenomenale.
Haaland deri më tani me Borusia Dortmundin i ka zhvilluar 11 ndeshje duke i shënuar 14 gola, bilanc ky jashtëzakonisht i mirë.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje