Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se në periudhën kohore janar-tetor të këtij vitit ka bërë gjithsej 107 kërkesa për sekuestrimin e mjeteve, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave të ndryshme penale.
Nga muaji janar i këtij vitit gjer në muajin tetor, kjo prokurori ka parashtruar në gjykatat kompetente kërkesa për sekuestrimin e 76 mjeteve të transportit, ndër to: 33 vetura të llojeve të ndryshme, 17 mjete transporti, 15 traktorë dhe 11 rimorkio të mjeteve të ndryshme të transportit.
Bëhet e ditur poashtu se nga kjo prokurori janë kërkuar të sekuestrohen 6250 kilogramë miell gruri për dhjetë muajt e këtij viti. Po ashtu, edhe pako me cigare të llojeve të ndryshme në vlerën prej 3223 eurosh dhe para të gatshme në vlerën prej 2552 eurosh.
Në Prokurorinë Themelore të Pejës janë kërkuar të sekuestrohen 167 m³ masë drusore në dhjetë raste të kërkesave për sekuestrim gjatë periudhës kohore janar-tetor të vitit 2020.
Shumica e kërkesave të parashtruara për sekuestrim nga Prokuroria Themelore e Pejës janë aprovuar nga gjykatat.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje