Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, ka bërë pranimin e pesë rëntgenëve mobil në vlerë prej 1 milion e 160 mijë euro.
Përmes këtyre rëntgenëve, do të trajtohen pacientët e infektuar me virusin Covid-19.
Zemaj ka thënë se këta rëntgen do të mundësojnë trajtimin efikas të pacientëve.
Përndryshe, ai ka bërë të ditur se janë blerë edhe 60 shtretër.
“Këta rëntgen do mundësojnë një trajtim efikas të pacientëve tonë. Nesër do jemi bashkë ne spitalin e Gjilanit. Bashkë ta ngrisim nivelin e përgjegjësisë”, bëri të ditur ai.
Ministri Armend Zemaj, sot në orën 13:30 do të pret në takim përfaqësuesit e UNOPS( Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit), ku do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me këtë zyrë lidhur me aktivitete që kanë të bëjnë me menaxhimin e Covid-19.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje