Për 112 vjetorin e Kongresit të Manastirit, ish-ministri i arsimit, tash kryetar në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se për të mbërritur këtu, populli shqiptar ka kaluar shekuj sakrificash e luftërash.
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se alfabeti latin tashmë është AND-ja e kulturës dhe identitetit tonë evropian.
Përmes një statusi në Facebook, ai tha se për të mbërritur këtu populli shqiptar ka kaluar shekuj sakrificash e luftërash.
“Në vitin 1908, para 112 vitesh, në Manastir u mbajt Kongresi i unifikimit të alfabetit shqip. Ky alfabet latin tashmë është ADN-ja e kulturës dhe identitetit tonë evropian! Për të mbërritur këtu populli shqiptar ka kaluar shekuj sakrificash e luftërash.”, shkroi Hoxhaj në Facebook.
Grenell poston fjalën e presidentit Trump: Për çdo problem m...
Drita shënon ndaj Celjes, Blerim Krasniqi ngushton epërsinë
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia ...
Milot Avdyli protagonist, Celje e mbyll me dy gola epërsinë ...
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës