Rënia e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka bërë që në disa vise malore të Kosovës të ketë reshje të borës.
Ueb-faqja brezovica.info në llogarinë e saj në Facebook e ka publikuar një video ku mund të vërehet se Brezovicën e ka zbardhur bora.
Kujtojmë se edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas këtij instituti, në veriperëndim të vendit priten edhe reshje bore ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët deri mesatar.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s”.
Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gje...
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigur...
Prattipati takon Kurtin: SHBA kërkon angazhim për paqe dhe s...
Haxhiu takoi përfaqësuesit e organizatave partnere dhe të sh...
Dikur shkëlqente në Evropë, Coutinho tashmë ndërpret kontrat...
Rama në Bordin e Paqes: Nderojmë misionin e Trump, të shpëto...