Ani pse e dielë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në orët e mbrëmjes sonte ka vizituar Klinikën Infektive në QKUK.
Ai përmes një postimi të bërë në FB ka përgëzuar dhe falënderuar punonjësit shëndetësorë që punojnë pa ndalë që të infektuarve me COVID mos t’i mungojë asgjë.
Teksa në fund ka apeluar qytetarët për kujdes.
Ky është postimi i Zemajt:
24 orë në ditë, 7 ditë të javës, tash e nëntë muaj, Klinika Infektive është epiqendra e pacientëve të infektuar me Covid 19.
Ekipi i mjekëve dhe personeli shëndetësor, me drejtoreshën, Dr. Lindita Ajvazi Berisha në krye, edhe pse me numrin e madh të pacientëve, asnjëherë nuk u dorëzuan.
Stafin dhe punonjësit e Klinikës Infektive i falënderoj dhe siguroj që po bëjmë të pamundurën që të infektuarve të hospitalizuar me Covid 19, mos t’i mungojë asgjë.
Të gjithë, në një vijë të përbashkët, dje ,sonte e neser, duke i respektuar të gjitha masat dhe vendimet, arrijmë sukses.
Ruaje veten nga virusi, ashtu e ruan familjen dhe shtetin.
Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!

Grenell poston fjalën e presidentit Trump: Për çdo problem m...
Drita shënon ndaj Celjes, Blerim Krasniqi ngushton epërsinë
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia ...
Milot Avdyli protagonist, Celje e mbyll me dy gola epërsinë ...
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës