Në mëngjesin e sotëm është krijuar tollovi në një pazar në Komunën e Pejës.
Në këtë treg shihet se nuk respektohet distanca dhe asnjë rregull kundër pandemisë.
Këtë e ka bërë të ditur Gazmir Raci, aktivist i shoqërisë civile, raporton arbresh.info
Ai përmes një postimi në facebook ka ironizuar duke shkruar, dilni n ‘pazar se Virusi Covid-19 po flenë prej orës 05:00.
Postimi i plotë i tij:
Dilni n’pazar se Virusi Covid19 po flen prej ores 05:00
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, që kanë hyrë në fuqi që nga mbrëmë dhe që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve në Prishtinë dhe në nëntë komuna të tjera nga ora 19:00 deri në orën 05:00.


“Për të ardhur keq” SHBA kritikon Vatikanin pas vendimit për...
Digjet një shtëpi në Rrugën B në Prishtinë, policia jep deta...
Komisioni për Financa miraton Buxhetin 2026, kërkesa e ZKA-s...
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim në proce...
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricist...
AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin...