Trafiku Urban i Prishtinës apelon të mos hidhen vezë ndaj autobusëve për “Halloween”

10:54 | 31 Tetor 2020
A Z

Trafiku Urban i Komunës së Prishtinës ka apeluar tek prindërit që për festën “Halloween” të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lejojnë që fëmijët e tyre të dëmtojnë autobusët duke hedhur vezë apo gjësende të tjera.

Teksa apelojnë për kujdes ata kujtojnë vitet paraprake, ku për këtë festë janë dëmtuar autobusët duke u goditur me vezë dhe në disa raste të kamufluara edhe me gurë dhe gjësende të forta.

“Këta autobusë, janë në shërbim për të gjithë qytetarët dhe të nesërmen, me këta autobusë do të udhëtojmë për të shkuar në punë, çerdhe apo shkollë. Të tregohemi qytetarë të përgjegjshëm me kulturë urbane”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Prindër të fëmijëve që dalin në rrugë gjatë kësaj mbrëmje,
ju lutemi për kujdes ndaj fëmijëve tuaj që mos të dëmtohen autobusët.
Ju drejtohemi me thirrje publike që me rastin e manifestimit të ashtuquajtur “Halloween” të mos hidhen vezë dhe gjësende tjera ndaj autobusëve të transportit publik.
Kemi kujtime të hidhura nga data 31 tetor e viteve paraprake, ku janë dëmtuar autobusët e ndërmarrjes sonë duke u goditur me vezë dhe në disa raste të kamufluara edhe me gurë dhe gjësende të forta!
Këta autobusë, janë në shërbim për të gjithë qytetarët dhe të nesërmen, me këta autobusë do të udhëtojmë për të shkuar në punë, çerdhe apo shkollë.
Të tregohemi qytetarë të përgjegjshëm me kulturë urbane!

 

 

Të ngjashme