Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka lutur të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat duke iu përmbajtur ligjit, masave ndaj luftimit të përhapjes së virusit COVID-19, dhe jo të hasim në vështirësi për menaxhimin e respektimit të tyre.
Përndryshe, në të kundërt pasojat mund të jenë shumë të rënda.
Shoqata kërkon që të zbatohen në përpikmëri masat anti-covid19 në fuqi, me qëllim të evitimit të marrjes së masave ekstreme kufizuese për qytetarët, bizneset, dhe veprimtaritë e tjera që preken nga to.
Sipas IKSHPK – së, nga 1608 mostrat e testuara kanë regjistruar 418 raste pozitive të virusit SARS COV-2.
Përndryshe, Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19, do të mblidhet nesër për të shqyrtuar disa propozime që kanë të bëjnë me kufizimet e mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm.
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...