“Nuk ka përhapje të COVID-19 në shkolla, derisa nuk krijohen kushte për mbyllje të tyre do të mbetet ky model”.
Këtë e deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, si përgjigje ndaj kërkesës së Sindikatës për Arsimi, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), që mësuesit të punojnë nga shtëpia.
“Të gjitha shtetet në botë, edhe OBSH dhe UNICEF rekomandojnë që shkollat të mbeten të hapura. Çdo kund të botë janë të hapura. Ne nuk kemi numër të lartë të të infektuarve, 0.05 përqind është infektimi tek nxënësit, ndërsa 0.6 përqind tek mësuesit, që do të thotë se nuk ka kaluar as 1 përqind”, tha Carovska.
Ajo tha se dialogu social në mes SASHK-ut dhe ministrisë është në nivel të lartë.
Ndërsa për kërkesën e tyre për pagesë shtesë për mësuesit, Carovska tha se nuk ka numër të madh të shkollave ku ka tejkalim të orëve mësimore./Telegrafi/
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...