Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka shprehur ngushëllime, familjes dhe miqëve me rastin e vdekjes së artistit Avni Mula.
Dumoshi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai ishte artist i përmasave botërore por që vendit të tij të vogël i fali veprën e madhe muzikore e cila do t’i rezistojë kohës e stileve.
Më poshtë telegrami i plotë i ngushëllimit:
E nderuar familje Mula,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Avni Mulës, babait e familjarit tuaj dhe artistit tonë të madh.
Artisti i popullit e Nderi i Kombit Avni Mula qe tenor, mësues e pedagog, qe artist i përmasave botërore por që vendit të tij të vogël i fali veprën e madhe muzikore e cila do t’i rezistojë kohës e stileve.
Baritoni dhe kompozitori i njohur Avni Mula do të vlerësohet dhe nderohet për krijimtarinë e tij që me dekada me radhë ka sjellë jo vetëm në skenën operistike, por dhe në atë të këngës në festivale të ndryshme.
Mjeshtri i madh Avni Mula ndërtoi pjesën më të madhe të jetës së tij artistike në Teatrin e Operës dhe Baletit të Shqipërisë por gjurma e tij muzikale do të mbesë e paprekur dhe përgjithmonë e nderuar kudo ku ka shqiptarë.
Gjetsh dritën e përtejme në Valsin e Përjetësisë mjeshtër i madh!
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...