Kuvendi i Kosovës, në pauzë deri në orën 15:00.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk janë votuar një mori e pikave dhe projektligjeve.
Kjo për shkak të mungesës së kuorumit, shkruan arbresh.info.
Ndërsa pika e projektligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, nuk doli në votim për shkak se pati mungesë të deputetëve të komuniteteve.
Nuk u votua propozim-rezoluta nga interpelanca me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Nuk u votua as edhe propozim-rezoluta nga interpelanca me Hotin, në lidhje me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”. Gjithashtu nuk u votua as edhe propozim-rezoluta nga interpelanca me Kryeministrin, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe./arbresh.info/
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...