Policia në Lipjan ka arrestuar një person, pasi që dyshohet se në punëtorinë e tij janë lënduar dy punëtorë.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.
Policia njofton se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa tjetri në QKMF në Lipjan.
Ky është njoftimi i plotë i PK-së:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në punëtorinë e tij janë lënduar dy punëtorë meshkuj kosovarë. Njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa tjetri në QKMF të Lipjanit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...