Në këtë puntatë të “Shiko Kush LUAN” i ftuar ishte edhe Capital T, i cili nuk mund t’i shpëtonte sfidës “Paintball”.
Duke qenë se një pjesë e madhe e emrave në tabelë ishin artistë me të cilët Ademi ka bërë bashkëpunime ndër vite, nuk kishte si të mungonte pyetja se me cilin apo cilën artiste Capital T mendon se ka pasur bashkëpunimin e tij më të keq.
Tek kjo pyetje, ai nuk hezitoi të përgjigjej me anë të goditjes së tij, e na pranoi për “Shiko Kush Luan” se bashkëpunimi i tij më i keq ka qenë me këngëtaren Eni Koçi.
Nga ana tjetër në një tjetër pyetje, e cila kishte të bënte me emrin e artistit më pak të talentuar nga tabela, Ademi sërish përzgjodhi emrin e këngëtares Koçi duke goditur për herë të dytë në fotografinë e saj.
Por nuk ngeli me kaq, në një tjetër pyetje e cila ishte: “Këngët e cilit artist nuk do të dëgjoje kurrë?” Capital T ri-goditi për të tretën herë fotografinë e Eni Koçit.
Ne nuk dimë ende nëse mes dyshes ka një hatër mbetje, por ama prej Capital T morëm tri përgjigje të sinqerta./Gazeta Express/
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash
Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...