Termokosi është detyruar të ndërpresin furnizimin me energji ngrohëse nga data 23 tetor, si pasojë e rënies nga sistemi i të dy blloqeve të TC Kosova B, ku ka pamundësuar për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli ka thënë se kjo ka ndodhë si pasojë e rrjedhjes të disa gypave, ku ekspertët, pastaj e kanë vlerësuar se për të mos krijuar avari, duhet të hiqet prej funksioni.
Bucolli ka thënë se që nga ora gjashtë e mëngjesit është lëshuar blloku, dhe brenda ditës Termokosi do të ketë energji termike të mjaftueshme.
“Ka ndodhë një problem teknik, që ka pas rrjedhje në gypa edhe ekspertet e kanë vlerësuar që për të mos krijuar avari më të madhe e kanë tërheq prej funksionit, për një kohë të shkurtër e kanë sanuar dhe sot në mëngjes është lëshuar blloku. Vetëm derisa të nxehet uji, e bre ditës besoj që Termokosi do të ketë energji termike të mjaftueshme”, ka thënë Bucolli.
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia