Gjatë javëve të fundit sikur në të gjithë botën edhe në vendin tonë është shënuar rritje e rasteve me Covid-19.
E, me këtë ritëm janë rritur edhe gjobat ndaj qytetarëve për mosrespektimin e Ligjit për Pandeminë.
Në raportet ditore të Policisë së Kosovës vetëm brenda 24 orëve shqiptohen mbi 1 mijë gjoba për mos mbajtjen e maskës.
Për gjobat e shqiptuara për mos mbajtjen e maskave dhe mos respektimin e masave anti-Covid ka pasur pakënaqësi nga qytetarët si dhe ankesa të cilat edhe i kanë dërguar në Policinë e Kosovës.
Nga ky institucion i sigurisë në vend kanë dhënë detaje për arbresh.info, ku ka thënë se nga hyrja në fuqi e ligjit për pandeminë kanë pranuar gjithsej 131 ankesa (kundërshtime) në lidhje me gjobat.
“Policia e Kosovës, Komisioni për Ankesa, ka pranuar gjithsejtë 131 ankesa ( kundërshtime) lidhur me gjobat që janë shqiptuar në bazë të ligjit antiCovid19, janë shqyrtuar 106 (25 janë ne proces).”
PK gjithashtu ka treguar se për tu pranuar një ankesë dhe të konsiderohet e bazuar në mënyrë që të aprovohet nga komisioni duhet të behët me shkrim dhe të përfshijë të gjitha detajet në vendin e ngjarjes.
“Arsyet e ankesave janë të ndryshme. Ankesa duhet të bëhet me shkrim dhe të përfshijë të gjitha veprimet ne vendin e ngjarjes”.
Shala: Shifra e lartë e gjobave të shqiptuara tregon qartë zbrazëtirat e ligjit anti-Covid
Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala në një përgjigje për arbresh.info ka thënë se shifra e gjobave të shqiptuara tregon zbrazëtirat e ligjit për pandeminë Covid-19.
Ai konsideron se bazuar në këtë edhe është krijuar një opinion publik rreth koronavirusit duke e shndërruar atë nga virus vdekjeprurës në të zakonshëm.
“Bazuar në shifrën zyrtare mbi dënimet të bëra nga ana e Policisë shihet që narracioni i krijuar në opinionin publik mbi Covid-in është shndërruar nga një virus vdekjeprurës në një virus të zakonshëm. Ky numër prej 100 ankesave tregon qartë që zbrazëtirat ligjore kanë lanë në dorën e zyrtarit policor që të vendos se si të veproj”, ka thënë ai.
Sipas tij vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë janë vendime politike.
“Si dhe vendimi kontrovers nga ana e MSH mbi ata të cilët nëse ecin vetëm në rrugë nuk kanë nevojë të bartin maska. Pra kemi një ligj i cili precizon veprimet në njërën anë dhe në anën tjetër vendime politike nga ana e MSH mbi bartjen e masave mbrojtëse kundër Covid 19”.
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 ka hyrë në fuqi më 25 gusht kur edhe është publikuar në Gazetën Zyrtare.
Bazuar në ligjin anti-Covid-19, Policia e Kosovës edhe ka shqiptuar gjoba ndaj qytetarëve për mos-mbajtjen e maskës./Arditë Shkodra/arbresh.info./
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia