Sot do të nisë një aksion për kërkimin e 26-vjeçares nga Skenderaj, Egzona Ferati, e cila është raportuar e zhdukur që nga data 19 tetor.
Janë bërë gjashtë ditë prej kur Egzona Ferati nuuk ndodhet në shtëpi.
Familja e saj e ka lajmëruar të zhdukur, ndërkaq tani janë mobilizuar edhe vullnetarë për gjetjen e saj.
Aksioni i sotëm është paralajmëruar edhe nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook.
”Qytetarë të vullnetit të mirë kanë organizuar kërkim masiv për gjetjen e saj, andaj kërkoj nga të gjithë ata që kanë mundësi, t’i bashkëngjiten këtij kërkimi”, ka shkruar Jashari.
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia