Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së shtunës diskutoi edhe për mundësinë e votimit të personave që janë të ngujuar nëpër shtëpi për shkak të infektimit me COVID-19.
Kryetarja Valdete Daka tha se është përgatitur shkresa për IKSHPK-në ku kanë kërkuar që të sqarojnë edhe njëherë masat shtesë që duhet marrë në këto zgjedhje për të parandaluar përhapjen e virusit. Ajo shtoi se në shkresë është edhe pyetja se si do t’ia bëjnë me ata persona që mund të jenë të karantinuar për të mos ua mohuar të drejtën kushtetuese,.
“Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ia mundësuar të drejtën kushtetuese, por duhet kuptuar se është situatë e jashtëzakonshme”, tha Daka.
Ndërkaq, anëtarët e KQZ-së thanë se ky institucion duhet të jep një njoftim se si do të bëhet edhe fushata zgjedhore në këtë kohë kur tubimet janë të ndaluara.
Kryetarja Daka tha se edhe për këtë çështje duhet të presin përgjigjen përfundimtare të organeve kompetente të shëndetësisë.
“E kemi një manual për zbatimin e rregullave për zgjedhje, por ne do të mbesim në kontakt edhe me Ministrinë e Shëndetësië që të na konfirmojë atë manual apo edhe eventualisht ndonjë ndryshim në raport edhe me ditën e zgjedhjeve edhe fushatën”.
Fushata zgjedhore pesëditore në Podujevë fillon më 23 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor. Por, ndryshe nga komuna e Podujevës në Mitrovicën e Veriut fushata zgjedhore do të zgjasë më shumë, nga 12 deri më 27 nëntor.
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia