Homoseksualëve në Francë tani do të ju lejohet të dhurojnë gjak, kanë njoftuar autoritetet franceze. Kjo ndalesë kishte nxitur kritika nga grupet e të drejtave civile që pretendojnë se ligji ishte diskriminues.
Ministri i shëndetësisë i Francës të mërkurën tha se qeveria kishte vendosur ta heq këtë ndalesë e cila ishte zbatuar me dekada, transmeton arbresh.info.
Fillimisht, do të ju lejohet të japin gjak vetëm burrave homoseksualë të cilët nuk kanë qenë seksualisht aktive brenda vitit. Në pranverë të vitit 2016, homoseksualët e të dy gjinive do të lejohen të dhurojë gjak.
Franca, si shumë vende të tjera, e aprovoi këtë ligj në vitet 1980, si një masë për të parandaluar përhapjen e SIDA-s. Që atëherë, grupet e të drejtave civile kanë bërë thirrje për heqjen e ndalesës, duke insistuar që kjo gjë, i ka ushqyer paragjykimet kundër pjesëtarëve të komunitetit LGBT.
Vendet e tjera që po ashtu e aplikojnë këtë ligj ndalese janë Australia, Britania, Suedia dhe Japonia./arbresh.info
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...