Bota po përjeton një valë të dytë COVID-i. Shifrat janë kokëforë, ku vendet kanë regjistruar një rritje të konsiderueshme të rasteve në 24 orë. Kështu, Italia i është rikthyer shifrave të frikshme, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 11,705 raste të reja dhe 69 viktima.
E njëjta situatë paraqitet edhe në shtetet e tjera, si Spanja, Franca më konkretisht 33,775 raste dhe 33,477 raste. Ora policore është rikthyer gjatë natës në disa shtete dhe disa prej tyre kanë rikthyer izolimet e pjesshme. Nuk mbetet pas SHBA me 23,028 raste, Rusia 15,099, apo India, ndër shtetet më të prekura që sot ka shënuar 54,155 të prekur.
Ky virus deri më tani, referuara të dhënave zyrtare të Worldometers, ka shënuar 1,117,188 viktima dhe 40,200,066 të infektuar.
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave