Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ani pse ditë pushimi, sot ka qëndruar në terren.
Ai sot ka vizituar, pikën kufitare në Merdare, derisa ka thënë se pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh.
Zemaj, ka ftuar qytetarët dhe institucionët që të kryejnë detyrat e veta, ngase sipas tij s’do të ketë tolerancë ndaj neglizhenës.
Ky është postimi i ministrit në FB:
Pas rritjes së rasteve me Covid 19, në vend dhe në shtetet fqinjë, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh, andaj të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i respektojnë masat e dhëna nga IKShPK-ja dhe MSh-ja.
Gjatë ditës, isha në pikën kufitare në Merdare, për të parë nga afër respektimin e masave anti Covid 19.
Organet e rendit bashkë me doganierët, në pikën kufitare në Merdare, po bëjnë punën e vet shumë mirë. Inkurajoj qytetarët dhe institucionet të kryejnë detyrat e veta, asgjë të mos i lihet rastit.
Nuk ka tolerancë ndaj neglizhencës!


Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave