Rudina Hajdari është shprehur në emisionin Tempora se i ka votuar ndryshimet kushtetuese për shkak të listave të hapura.
Pse votuat ndryshimet kushtetuese, tashmë ato janë bërë fakt?
Rudina Hajdari: Ndryshimet kushtetuese padyshim që unë do ti votoja. Pse?! Sepse bënin atë që ne kishim kërkuar prej kohësh që ka të bëjë me listat e hapura.
Ai propozimi që ju sapo prezantuat është anti-kushtetuesh, sepse në ndryshimet kushtetuese thuhet që jo më pak se 2/3 duhet të jenë lista të hapura, që do të thotë 70% e listës duhet të jetë e hapur, Ndaj propozimi i PS-së është anti-kushtetues dhe e kanë bërë kundër atij votimi që edhe ata e kanë votuar.
Sot po flasim për një propozim i cili është me hile, nuk është i drejtë. Ndaj ju ftoj bashkarisht që të ecim përpara me këtë betejë, që ka të bëjë me listat e hapura.
Kjo është një betejë që nuk duhet provuar fare
Rudina: Unë mendoj që të gjithë këtu jemi për këtë betejë. Listat fituese duhet të zgjidhen nga qytetarët.
“Për të ardhur keq” SHBA kritikon Vatikanin pas vendimit për...
Digjet një shtëpi në Rrugën B në Prishtinë, policia jep deta...
Komisioni për Financa miraton Buxhetin 2026, kërkesa e ZKA-s...
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim në proce...
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricist...
AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin...