Mbretëria e Bashkuar ka kryer transplantin e parë të zemrës së “vdekur”. Kjo është një procedurë në të cilën zemra, e cila për disa kohë nuk ishte duke punuar, do të jetë në gjendje të punojnë në trupin e një pranuesi të gjallë.
Në transplantet e zakonshme merret zemra e gjallë e personit, të cilit i është përcaktuar vdekja e trurit. Qasja e re përfshin ringjalljen dhe kthimin në funksion të zemrës së vdekur para se ajo të vendoset në sistemin e organeve (OCS), në mënyrë që të ruajë cilësinë deri në momentin e operacionit.
Marrësi i parë është 60-vjeçari Husein Uluxhan nga Londra. Siç raportohet nga spitali “Papvort” në Kembrixh, ku ai ka kryer këtë procedurë revolucionare, ai po shërohet shumë mirë në shtëpi, dhe kishte kaluar vetëm katër ditë nën kujdesin intenziv.
Suksesi i arritur do të thotë se në të ardhmen do të mund të sigurohen 25 për qind më shumë organe për transplantim, dhe në këtë mënyrë do të shpëtohen më shumë jetë.
“Deri në këtë moment ne kemi mundur të transplatojmë vetëm organet nga donatorët të cilët kanë pësuar vdekjen e trurit. Megjithatë, hulumtimi i kryer në spitalin Papvort, na mundëson të zhvillojmë një teknikë të re që nuk është përdorur askund në botë, në mënyrë që të sigurojmë rezultatin më të mirë të mundshëm për pacientët tanë, duke përdorur zemrat e donatorëve, zemra e të cilëve ka ndal rrahjen, “, thotë Simon Messer, i cili mban një rekord të transplantimeve të zemrës.
Uluxhan Hussein, jeta e të cilit ishte e vështirë pas një sulmi në zemër në vitin 2008, thotë se para se operacionit e kishte të vështirë sepse nuk kishte mundur të ecte dhe shpesh kishte probleme me frymëmarrje.
“Tani po ndjehem shumë më i fortë, dhe këtë mëngjes nuk e kisha problem për të shkuar në këmbë deri te spitali”, thotë ai./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=rQmAs1Jsb9o
Mbi 100 të vrarë në Gaza në sulmet që nga e mërkura në mbrëm...
“ChatGPT”, faqja e internetit më e vizituar në botë
Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplaset me bordurën a...
Rusia i përgjigjet Zelenskyt: Një klloun dhe një humbës që f...
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Osmani lajmëron konferencë për media pas takimit konsulativ ...