Këngëtarja e hitit “Anywhere” dhe motra e saj e madhe Elena, 31 vjeçe, janë regjistruar në një përpjekje për të bërë pjesën e tyre në luftën kundër pandemisë coronavirus.

Duke folur për Revistën “Hello”, ylli me prejardhje shqiptare e ka quajtur prindin e saj një ‘superhero’ duke thënë: “Nëna ime ka qenë gjithmonë heroina ime, por kjo pandemi ka bërë sinqerisht atë një superhero në sytë e mi”.

Ndërkohë, Rita përshkroi rolin që ajo dhe motra Elena do të luajnë si vullnetare, duke thënë se ato ‘do të ofrojnë pajisje mjekësore, do të mbledhin receta, do të kontrollojnë të moshuarit dhe do të bëjnë thirrje telefonike për anëtarët e vetmuar dhe të prekshëm të komunitetit’.

Vera shtoi se megjithëse këto janë ‘kohë sfiduese’, ‘asgjë nuk do ta ndalojë atë’ të bëjë punën e saj nëse nuk është shumë e sëmurë për të vazhduar. /Telegrafi/