Mickoski: Do të presim debatin publik për të shikuar nëse mund të gjejmë ndonjë zgjidhje për Ligjin për Prokurorinë

17:01 | 28 Janar 2020
A. B.

Do të nxjerrim një përmbledhje nga debati publikë për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe nëse ajo është nga opinioni i ekspertëve është i pranishëm në tekst, nuk shikoj pse mos e mbështesim, ndërsa ky ligji i vjetër-ri në asnjë mënyrë nuk do ta mbështesim, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Ta dëgjojmë debatin publikë, të shikojmë se çka do të bisedojmë, të nxjerrim një përmbledhje nga e gjithë ajo që është e thënë. Nëse kjo, si opinion i ekspertëve, theksohet në tekst të zgjidhjes ligjore, të Ligjit për Prokurorinë Publike, atëherë ne si OBRM-PDUKM të gjithë atë do ta mbështesim dhe nuk shikoj arsye pse mos jetë kështu.

Por, kështu siç është propozimi, ne si OBRM-PDUKM, këtë ligj të vjetër-ri as që kemi për qëllim, por as që na bie në mendje që ta mbështesim, sepse nuk duam të mbështesim edhe një amnisti dhe falje të politikanëve nga e kaluara”, tha Mickoski. /telegrafi

 

Shpërndaje në rrjete sociale