Vetëm katër nga 27 të akuzuarit për dëmtimin e makinave të EULEX-it në vitin 2009 ishin të pranishëm sot në gjykatë.
Në gjykatore u paraqitën vetëm Rron Gjinovci, Fatmir Kurtaj, Asdren Peci e Flamur Arifaj. Pikërisht mungesa e të akuzuarve tjerë detyroi gjyqtarin që ta shtyjë seancën.
Gjyqtari para se ta shtynte seancën tha se herën tjetër do të mundohet t’i sjellë në gjykatë të gjithë të akuzuarit, e nëse kjo nuk ndodh, do ta veçojë procedurën ndaj atyre që marrin pjesë.
Rron Gjinovci që mori pjesë në seancën e sotme, tha se veçimi i procedurës është dorëzim i gjykatës para mosardhjes së të akuzuarve, transmeton kallxo.com.
“Fakti që gjykatësi po dëshiron që me qenë efikas për neve që po vijmë rregullisht në seancë është mirë me pa që po ka ndjeshmëri për këtë punë, mirëpo në anën tjetër po më duket që është njëfarë dorëzimi i organeve të shtetit përballë injorimit që po i bëjnë aktivistët e ‘Vetëvendosjes’,” tha Gjinovci.
Ai në vitin 2012 u largua nga Lëvizja “Vetëvendosje”.
Gjinovci u ankua se për mungesë të të akuzuarve gjykimi po shtyhet vazhdimisht.
“Kjo është hera e tretë që po shtyhet seanca në mungesë të shumicës së të akuzuarve. Herën e kaluar gjyqtari ka premtuar që ka me marrë masa më të ashpra që është arresti me paraburgim deri sa të sigurohen të gjithë të akuzuarit në gjykatë,” tha Gjinovci.
Aktivistët e “Vetëvendosjes” akuzohen për pjesëmarrje në grup dhe dëmtim të pasurisë së luajtshme.
Aktakuza lidhet me aksionin e Lëvizjes “Vetëvendosje” të 25 gushtit 2009, kur në parkingun e EULEX-it afër stadiumit të Prishtinës, grupi i të akuzuarve me mjete të ndryshme dëmtuan dhe kthyen përmbys makinat e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit.
Aktakuza u ngrit ndaj Glauk Konjufcës, Xhelal Sveçlës, Besfort Berishës, Zgjim Hysenit, Lirim Gashit, Salih Zybës, Rron Gjinovcit, Salih Mehmetit, Naser Shatrit, Bujar Vocës, Kasim Ukës, Arbër Nuredinit, Fatmir Kurtajt, Asdren Pecit, Fatmir Hazirit, Ramadan Deliut, Faruk Dakajt, Frashër Krasniqit, Skënder Merturit, Pajtim Demajt, Flamur Arifajt, Kushtrim Zeqirit, Kujtim Kosumit, Dardan Molliqajt, Skender Blakajt, Blerim Maçastenes dhe Lulzim Xhakës.
Seanca e shtyrë u caktua më 26 tetor.
Ky gjykim është shtyrë edhe dy herë të tjera.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...