Mijëra banorë të Venezuelës janë në pritje për të kaluar kufirin me Perunë në përpjekje për të mposhtur Ligjin e ri të migracionit.
Nën ligjet e reja, ata duhet të pajisen me pasaportë për të hyrë në Peru. Autoritetet theksuan se 6,000 venezuelas kanë kaluar Ekuadorin fqinj të enjten.
Rënia ekonomike e Venezuelës ka rezultuar me papunësi të lartë dhe shkurtime të ushqimit dhe barërave, si dhe qindra mijëra njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare.
Më herët, venezuelasit mund të hynin në Peru vetëm me letërnjoftim.
Presidenti i Perus, Martin Vizcarra, ka përkrahur ligjet e reja të migracionit duke theksuar se Peruja ka qenë mikpritëse e më shumë se 800,000 venezuelasve. Ai shtoi se është shumë e logjikshme pajisja me viza për shkak të kontrollit të kufirit.
Shtetet latino-amerikane strehojnë një numër të madhë të migrantëve dhe refugjatëve nga Venezuela. Kolumbia strehon 1,3 milion, Peruja 768,000, sipas statistikave zyrtare të Kombeve të Bashkuara shkruan REL
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave