Nëse keni qenë duke pritur telefonin e mençur të fundit me Android nga gjiganti Google atëherë kjo do përfundojë shpejti.
Google ka filluar të dërgojë festat tek mediat për eventin në San Francisco që do mbahet më 29 shtator, shkruan arbresh.info. Kompania pritet të zbulojë dy pajisje të reja të linjës Nexus si dhe modelin e ri të Chromecast-it.
Sipas një raporti, të dy telefonat e ri të mençur me Andoid do quhen Nexus 5X dhe Nexus 6P dhe do prodhohen nga kompanitë LG dhe Huawei. Një raport tjetër zbulon që Google mund të prezantojë edhe një Chromecast të ri, i cili do sjellë shumë përmirësime në krahasim me versionin a kaluar.
Sigurisht që Google do zbulojë shumë befasi në këtë event që mund të ndiqet drejtpërsëdrejti edhe në uebfaqen më të madhe për video YouTube./arbresh.info
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...
Stavileci, PDK: Gjysmë ore kohë për të votuar, hap vendimtar...
Prokuroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për n...