Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Berlin, me ftesë të homologut të tij, ministrit të Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Në ditën e parë të vizitës, zëvendëskryeministri Thaçi u takua me pjesëtarët e Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore, të kryesuar nga deputeti i partisë së Unionit Kristiandemokrat (CDU), Peter Weiss, dhe ku janë të përfaqësuar të gjitha partitë e Bundestagut. Thaçi i falënderoi ata për kontributin e çmuar që Gjermania po i jep zhvillimit dhe konsolidimit të Kosovës dhe u bëri thirrje që të ndërpritet izolimi i padrejtë i qytetarëve kosovarë nga Bashkimi Evropian. Ai para deputetëve theksoi se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe në NATO dhe se për këtë është e përcaktuar shoqëria kosovare dhe e tërë klasa politike e vendit.
Temat kryesore të diskutimit ndërmjet zëvendëskryeministrit Thaçi dhe autoriteteve gjermane do të jenë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral për zhvillimin e Kosovës dhe bashkëpunimi rajonal e ndërkombëtar.
Thaçi do ta takojë sot edhe homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, me të cilin do të diskutojë me hollësisht mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mundësitë e Gjermanisë për mbështetjen e Kosovës, me theks të veçantë për ekonominë dhe politikën e jashtme në arenën ndërkombëtare.
Gjithashtu, pasditen e sotme zëvendëskryeministri Thaçi do të mbajë edhe një ligjeratë në Këshillin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Gjermanisë, me ç’rast do të vë në pah rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik.
Autoritetet ukrainase raportojnë për valë sulmesh me dronë n...
Shkëndija nesër feston titullin me tifozë, Besa dhe AP Brera...
Rama pret homologun spanjoll, në fokus bashkëpunimi ekonomik...
Tre persona arrestohen për grabitje në Gjakovë – viktimës i ...
Rama nis takimet dypalëshe, pret kreun e NATO-s dhe liderët ...
Përfundon protesta e serbëve në veri, kundër mbylljes së str...