Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka shkuar sot për ngushëllime tek familja e ish-luftëtarit të UÇK-së, Halim Tolaj.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Prilepi vendlindja e Tolajt, është një fshat që ka dhënë shumë burra në luftën e fundit.

“Sot ishim në familjen e nderuar Tolaj për ngushëllime. Prilepi si fshat i traditës së madhe që dha shumë burra në luftën e fundit, në pritje dhe përcjellje të qindra qytetarëve për ngushëllim në respekt të Komandant Halimit. I përjetshëm kujtimi për Halimin. Respekt për këtë fshat të vlerave. DH”, ka shkruar Haradinaj.
BBC shkruan për fitoren e Vetëvendosjes: Albin Kurtit i hape...
Hoxha: Populli vendosi, PDK qëndroi – Uroj që Kosova t’i ket...
Alarm i rremë për bombë në aeroportin “Adem Jashari”
79 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Politikanët shqiptarë në Maqedoni të Veriut urojnë Kurtin pë...
PDK sot mban konferencë për media