Pablo Escobar kishte djegur 2 milionë dollarë për të ngrohur të bijën (Foto)

09:30 | 8 Shtator 2015
Arbresh.info

Shtëpia ku jetonte familja e Pablo Esobarit ishte shtëpia të cilën e ëndërronte çdo fëmijë.

Me një pishinë shumë të madhe dhe madje edhe një kopsht zoologjik privat që kishte vlerën e miliona dollarëve pasi aty mbaheshin kafshë shumë të rralla dhe ekzotike, toka në Kolumbi ku jetonte Pablo Escobari me familjen e tij e cila kishte një hapësirë gjigante mund të dukej si vendi ideal për tu rritur.

Por për të riun Sebastian Marroquiun ky ishte po ashtu vendi i frikës.

2C0DF36C00000578-3224981-Pablo_Escobar_seen_right_with_his_son_Sebastian_Marroquin-m-45_1441660183629 2C0B4CC100000578-3224981-image-a-14_1441655000687

Frika më e madhe vinte pasi babai i tij Pablo Escobar, transmeton arbresh.info, në atë kohë ishte njeriu më i kërkuar i drogës dhe ishte i angazhuar në një luftë të gjatë e të përgjakshme në mes të dy bandave rivale të trafikimit të kokainës në shtetin kolumbian.

Sebastian i cili tani është 38 vjeçar është rritur në një epokë kur babai i tij u rendit si njëriu i shtatë më i pasur në botë në revista Forbes me një pasuri të vlerësuar prej rreth 18 miliardë funta.

Sebastian i cili e ka ndryshuar emrin e tij nga Juan Pablo Escobar ka dhënë hollësi nga jeta e tij si fëmija i “mbretit të kokainës” në librin me titull “Pablo Esobar: Babai im”.

Ai ka treguar në të kalurën se si babai i tij mbret i drogës njëherë kishte djegur më shumë se 1 milionë funta për të mbajtur ngrohtë vajzën e tij gjatë një nate të ftohtë arratie.

Pablo Escobar kishte ndezur zjarrin duke përdorur dollarët amerikan në një strofull malore derisa po ndiqej nga autoritetet, vetëm që bija e tij e cila vuante nga një sëmundje të mos kishte të ftohtë.

Sebastian ka treguar se ai ai ishte vetëm 9 vjeç kur e ka marrë mësimin e parë për drogën nga babai i tij.

Pablo Esocobar i kishte treguar djalit të tij se si ai kishte përdorur çdo drogë ekzistuese përveq heroinës dhe e kishte këshilluar atë që të mos e bëntë kurrë të njëjtën gjë dhe të mos i ndiqte asnjëherë hapat e të atit.

095C00BF000005DC-3224981-image-a-18_1441655796340

Në një intervistë për AFP, Sebastian ka treguar se ai ka vendosur të shkruajë autobiografinë e tij për të treguar historinë e rinisë nga perspektiva e tij.

“Unë kisha privilegjin të isha djali i Pablo Escobar. Për mua ai ishte babai më i mirë. Kam me mijëra letra që mi ka shkruar ku më këshillonte dhe më inkurajonte që të edukohesha dhe të arsimohesha, të isha një njeri i mirë dhe të qëndroja larg drogave”, ka thënë ai.

“Unë dhe mamaja ime e lusnim shumë herë që të braktiste jetën e tij të dhunës dhe krimeve mirëpo ai kishte ardhur në një pikë kur nuk kishte më kthim”, ka vazhduar Sebastian.

Siç rrëfen djali i tij, Pablo Escobar pavarësisht se ishte armiku më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kolumbisë, ai ishte një hero për njerëzit e varfër në Medellin  të cilët i ndihmonte vazhdimisht.

I lindur më 1949 Pablo Emilio Escobar Gaviria ka filluar karrierën e tij kriminale në rrugët e Medellin të Kolumbisë si tinejxher duke shitur cigare të kontrabanduara dhe duke vjedhur makina.

Në vitin 1970 Escobar kaloi në biznesin e trafikimit të kokainës dhe ai u bë aq i suksesshëm saqë arriti të blente 15 aeroplanë dhe gjashtë helikopterë për të kontrabanduar drogë kryesisht në Shtetet e Bashkuara.

Kur është qëlluar nga Policia komumbiane në dhjetor të vitit 1993 ai ishte njëri prej kriminelëve më të pasur në histori me një pasuri prej 30 miliardë dollarësh./arbresh.info.

2C0B4B3A00000578-3224981-image-m-16_1441655054207

2C0B4B4200000578-3224981-image-m-21_1441655819810

2C0B4B4C00000578-3224981-image-a-23_1441655878999

2C0B4B0100000578-3224981-image-a-22_1441655866549

2C0B4B3200000578-3224981-image-a-24_1441656001223

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale