Edhe pse iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus nuk janë prezantuar ende, analisti Ming-Chi Kuo nga ‘KGI Securities’ ka filluar të flas rreth iPhone 7. Telefoni pritet të lëshohet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, derisa mendohet që iPhone 7 do të jetë telefoni më i hollë nga gjiganti Apple.
Bazuar në ‘Apple Insider’, që ka qasje tek “shkrimi” që Ming – Chi Kuo ka dërguar së fundmi tek investitorët, Apple dëshiron që iPhone 7 të jetë 6.5 inç apo 6.0 inç, shkruan arbresh.info. Madje edhe trashësia prej 6.5 mm do ishte e mjaftueshme për të krijuar telefonin më të hollë se iPhone 6, i cili është aktualisht më i holli nga kompania deri tani.
Telefoni iPhone 6S, që do prezantohet më 9 shtator, është thënë se do të jetë më i hollë se iPhone 6. I ndërtuar nga alumini i fortë së bashku edhe me teknologjinë Force Touch, iPhone 6S do të jetë 7.1 mm.
Bazuar në analistin Ming Chi Kuo, Apple do përdorë teknologjinë Force Touch edhe tek iPhone 6S dhe iPhone 7./arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë