Një kamariere e cila i kishte shërbyer një tavoline me 15 persona në Bourbon House në Utah, fatura e të cilëve kishe kushtuar 650 dollarë ka marrë një shpërblim të madh.
Pas kësaj pune ajo pranoi një bakshish në vlerë prej 3000 dollarëve nga një person misterioz nga Michigan.
Breanne Snow ka thënë se kur e ka parë bakshishin prej 3000 dollarëve pasi kishte kryer pagesën e asaj tavoline ka shpërthyer në vaj.
Ajo ka thënë se ka mundur të humbiste këtë bakshish pasi atë natë, transmeton arbresh.info, po planifikonte që të mos qëndronte shumë gjatë në punë mirëpo diqka i kishte thënë që të mos largohej njëherë për njëherë dhe vendosi të qëndroj.
Breanne ka treguar se pasi u ka shërbyer 15 personave, njëri prej tyre që dukej më zotëri, kishte bërë pagesën me një kartë American Express mirëpo ka mbetur e mahnitur kur ka parë që ky person ka paguar 3000 dollarë më shumë.
Thashethemet janë përhapur se personi i cili ka bërë këtë gjest mund të ketë qenë ish-drejtori i PayPal, Jack Selby i cili thuhet se ka një pasuri prej 50 milionë dollarësh në total./arbresh.info.




Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...
Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putin?
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë
Zohran Mamdani betohet si kryetar i Nju Jorkut në stacionin ...