Daniela Bossi nga New Jersey ka bërë një vepër shumë të mirë për një njeri i cili po lufton me kancer.
17 vjeçarja, nxënëse e shkollës së mesme i ka paguar atij një darkë duke shkruar në faturë: Për ngritje të luftës më të madhe, kjo faturë më përket mua”.
Ajo ka paguar ushqimin e Rick dhe Annette Lewallen të cilët, përcjell arbresh.info, kishin kohë që nuk mund të dilnin për darkë për shkak të shpenzimeve të mëdha që po bëhen në betejën me kancerin në tru që ai ka.
Rick Lewallen është duke e luftuar këtë sëmundje që nga prilli dhe është zgjedhur si subjekt për një studim rigoroz klinik nga një Qendër Kanceri në New York.
Daniela Bossi ka bërë bujë me këtë veprim pasi mediat më të fuqishme në Amerikë kanë shkruar për veprimin që ajo e quan diçka shumë te vogël.
Familja e saj janë shumë krenar me veprimin e vajzës së tyre duke postuar një fotografi të saj teksa mban në duar gazetën “The Times” e cila ka shkruar për bamirësinë e saj./arbresh.info.


Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë