Hakerët që kanë vjedhur të dhënat e milionave përdoruesve nga rrjeti social Ashley Madinson kanë publikuar të dhënat e tyre online.
Ky lajm vjen pas vetëm një muaji pasi hakerët e quajtur ‘Impact Team’ pretendonin që kanë hakuar sistemet e kompanisë duke vjedhur kështu të dhënat e 37 milionë konsumatorëve.
Toronto, kompania kanadeze që mirëmban uebfaqe, ka pranuar që për disa ditë sistemet e tyre ishin të hakuara, shkruan arbresh.info. Rreth 10GB të dhëna janë publikuar dje në një ueb server që ofron qasje për të gjithë shfletuesit e zakonshëm.
Bazuar në një analizë të shkurtër e të dhënave, duket që detajet e kredit kartelave bankare, transaksionet pagesave, pseudonimet, e-mail adresat dhe dokumentet e tjera kanë mundësi të shkarkohen.
“Ne jemi duke vazhduar bashkëpunimin për zbatimin e ligjit duke kërkuar për palën fajtore që të përgjigjet ndaj masave ligjore”, deklaroi Avid Life Media./arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë