Qytetarët janë alarmuar në lidhje me gjendjen e ujit në rajonin e Mitrovicës, pasi po dyshohet se është helmuar.
Disa qytetarë të Mitrovicë kanë shpërndarë në rrjetet sociale sugjerime që të bëhet kujdes më ujin e pijshëm atje, por zyrtarë komunalë në Mitrovicë kanë thënë se nuk kanë ndonjë informacion për këtë.
“Zëri.Info”, ka kontaktuar me nënkryetarin e Mitrovicës Fatmir Mujka në lidhje me këtë çështje por që ky i fundit nuk është i informuar.
“ Po qarkullojnë dezinformata, unë diçka të tillë nuk kam informacion, qendra higjenike e kontrollojnë ujin, ai nuk kalon nga ne, ne s’kemi informata të tilla”, tha Mujka.
“Zeri.Info”, ka kontaktuar edhe në zyrën e kryetarit Agim Bahtiri, por as këta të fundit nuk kanë ndonjë informacion për këtë.
As Policia e Kosovës nuk ka pranuar një informatë të tillë.
Për “Zeri.Info”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha së është e pa vërtetë dhe se deri më tani nuk ka marrë ndonjë informatë të tillë./ZËRI/
2025, vit i krizave, 72% e të rinjve shohin shpresë jashtë K...
Roberto Carlos i nënshtrohet operacionit në zemër
Viti 2025: Mbi 2 mijë vjedhje të rënda në gjithë Kosovën, dh...
Policia serbe arreston dy shqiptarë në Merdarë
Viti i Ri arrin në Australi mes dhimbjesh për 15 viktimat e ...
Ndërrimi i motmoteve në kryeqytet, kjo është agjenda e aktiv...